Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur Draft Mocionin për Rezolutë të Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2021.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në tekstin e draft-rezolutës qartazi ritheksohet se Shqipëria i ka “plotësuar të gjitha kushtet dhe ka dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sipas Ballës, pavarësisht vendimarrjes në BE, Shqipëria ka vetëm një PLAN A dhe ai është anëtarësimi në BE.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
?????
Përshëndes Raportin – Draft Mocionin për Rezolutë të Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2021.

Në tekstin e draft-rezolutës qartazi ritheksohet se Shqipëria i ka “plotësuar të gjitha kushtet dhe ka dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Mbështesim qëndrimin e mbajtur nga Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila gjatë prezantimit ditën e djeshme në Komitetin për Politikën e Jashtme (AFET) theksoi rezultatet e rëndësishme në reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit që vendi ka rregistruar dhe me të drejtë e quajti politikën e zgjerimit në një stanjacion të pajustifikuar.

Pavarësisht vendimarrjes në BE, Shqipëria ka vetëm një PLAN A dhe ai është anëtarësimi në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb