TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla akuzoi Partinë Demokratike se po bëhet pengesë për vettingun në drejtësi.

Ai tha se opozita nuk e donte reformën dhe vettingun por se pa vettingun në drejtësi s’mund të ketë vetting në politikë.

“Maxhoranca e ka bindje angazhim, seriozitet maksimal vettingun në drejtësi dhe kush erdhi me zor për të votuar dy vite më parë reformën në drejtësi dhe këtu është dallimi më i qartë mes nesh dhe të munguarve të sotëm të cilët për shkak të javës së mungimit të kryetarit të partisë jashtë Shqipërisë nuk ishin sot në hotel por dy kryetarët e grupeve parlamentare u shpërdoruan nga Lulzimi.
Një njeri që sdi të drejtojë një parti jo vetëm që mori në qafë partinë e tij por edhe partinë e Monikës. Sot mungojnë për t’i dhënë mbështetje vettingut të drejtësisë”, deklaroi Balla.

Deputeti socialist tha se PD kërkoi Pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e vettingut por se maxhoranca nuk pranoi.
“Kur nisëm këtë sesion PD kërkoi Pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut. Ne nuk bëhemi kurrë pjesë e pazarit sepse nuk do bëjmë Pazar në kurriz të vettingut në drejtësi. Pasi nuk morën përgjigje për pazarin hynë në një diskutim që nisi që ditën e parë të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka objektivin fundor atë të politikës. Ne s’mund të pranojmë një vetting të politikës pa hetuar pasuritë e familjarëve, korrupsionin 27-vjeçar të politikës.
Nuk bëhet vettingu i politikës duke mbajtur një fjalim kryetari i opozitës në hotelin e radhës. Për t’u bërë vettingu duhet të jenë këtu për të miratuar këto 3 vendime”, u shpreh Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb