TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur jashtë parlamentit i shoqëruar nga një deputet i Bundestagut gjerman, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani. Ai tha se social-demokratët janë pro zgjerimit të BE-së dhe mbështesin integrimin e Shqipërisë.

“Një mik tjetër i bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social Demokrate Gjermane, anëtar i komitetit për çështjet e Bashkimit Evropian në budestag është sot në parlamentin e Shqipërisë dhe më pas për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Dua ta them me zë të lartë që Partia Social Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Por ajo që është e rëndësishme për ne është që social-demokratët gjermanë mbështetin hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb