Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për gazetarët, para selisë së rozë, tregoi detaje nga Kongresi i PS, që do të mbahet ditën e nesërme, e që përkon me 30-vjetorin e partisë.

Balla shtoi se bashkepunimi është i rëndësishëm për çështje dhe reforma që janë thelbësore për vendin një një moment kur pritet të nisë zyrtarisht hapja e negociatave me BE-në.

“Partia Socialiste është parti me shumë rregulla dhe respektimi i tyre na bën të kuptojmë se si po ecën, Nesër mblidhet organizimi më i rëndësishëm në PS, që është kongresi. Do të bëhet riorganizim i përgjithshëm. Do të shkojmë te asambleja kombëtare, e kryesia. Nesër ne socialistët kemi festë dhe pjesën e parë, jo si një festë, por si një rikujtim i atyre vlerave, personaliteteve, të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike, unë do e ripërsëris që nuk ka asnjë forcë politike që ka kontribut negativ, vetëm pozitive në rrugën e Shqipërisë Evropiane.

Nuk do të zbardh surprizat e bukura dhe pjesën themelore të partive politike. Ajo që dua të them dhe po e rinënvizoj ka rëndësi të veçantë dhe natyrshëm, fjala e kryetarit Rama që lidhet me disa pjesë të rëndësishme, unë do të nënvizoja pjesën e vizionit tonë Shqipëria 2030. Do të flasim për fitimin e mandatit të katërt në 2025. Në këtë këndvështrim është e rëndësishme që fokusi ynë duhet te qëndrimet që kemi përpara.

Biem dakord te rishprehja e vullnetit tonë, për një frymë të re politike të vend, prej shtatorit, kur dhe opozita, PD, se s’ka opozitë tjetër, të krijojmë dialog konstruktiv për interesat e vendit. Në qershor, korrik, shtator, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, do të jetë hapja e negociatave dhe natyrshëm që ky proces i ri, por që është procesi i fundit që të çon në BE do përgjegjësi nga të gjitha palët.

Rama ka shprehur gatishmërinë për frymë të re, edhe me opozitën, që duhet të gjejë veten për këtë kontribut historik.

Në shtator do të krijojmë ura të reja komunikimi, në funksion të disa reformave të rëndësishme, për ligje që kërkojnë 85 vota. I kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që kemi një dekordësi me PD. Kujtoj disa reforma politike, që edhe vetë zoti Basha, mesa duket do të rizgjidhet prapë, do të kemi mundësi të ulemi për të diskutuar prapë”, tha Taulant Balla.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: