Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka përshëndetur suksesin e 3 ekipeve shqiptare, Kukësit, Teutës dhe Laçit të cilat sot arritën të kualifikohen në turin tjetër të Europa League.

Balla thotë se kjo është ditë e bukur për futbollin shqiptar, teksa 3 ekipet e sipërpërmendura bashkë me Tiranën do të jenë në turin tjetër të EL.

Taulant Balla njihet si tifoz i Tiranës por duket se suksesi i ekipeve shqiptare ka bërë bashkë dhe ka ndarë dallimet mes politikanëve dhe gjithë shqiptarëve për sportin.

STATUSI I TAULANT BALLËS
Ditë e bukur për futbollin shqiptar Kukësi, Teuta dhe Laçi, bashkë edhe me Tiranën në turin tjetër të UEFA League. Bravo ekipet????kuq e zi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb