ELBASAN

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga krytari i Bashlisë Gledian Llatja zhvilluan takime në bizneset vogla të qytetit të Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shiu që po bie pa pushim, nuk na pengon të takohemi me banorë të vetëpunësuar në sipërmarrje të vogla që shërbejnë çdo ditë nga mëngjesi në darkë.

Sipas Ballës, 77% e bizneseve NUK paguajnë tatim fitimi (rreth 100 mijë biznese), 14% e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 5% dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 15%.

Postimi i plotë:

Elbasan?- Ky shi që po bie pa pushim, nuk na pengon të takohemi me banorë të vetëpunësuar në sipërmarrje të vogla që shërbejnë çdo ditë nga mëngjesi në darkë.

77% e bizneseve NUK paguajnë tatim fitimi (rreth 100 mijë biznese), 14% e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 5% dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 15%. Ndërkohë që në vitin 2013, 100% e biznesit të vogël ka qenë subjekt i tatimit 10%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb