Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se presidenti i Republikës po vepron në mënyrë antikushtetuese në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

“Duket si drita e diellit se presidenti ka vepruar në mënyrë antikushtetuese. Presidenti po shpërdoron postin, duke kundërshtuar Borchardt dhe më pas edhe kryetarin e KED. Është e papranueshme që presidenti i Republikës sulmon ish-gjyqtarin e çështjes së tij. Historitë që lidhen me gjyqin e tij personal nuk mund të na çojë drejt Europës. Zyra e tij duhet të kthehet në binarët e institucionalizimit. Zonja Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa zonja Vorpsi plotëson të gjitha kushtet. Vorpsi është zgjedhur në mënyrë të rregullt. Betimi tek presidenti është ceremonial e nuk mund ta vendosë presidenti se çfarë do të bëhet. Presidenti i Republikës duhet të respektojë Kushtetutën e në bazë të saj duhet të kthej zonjën Vorpsi në detyrë. Kuvendi do të marrë masa, nëse presidenti nuk respekton Kushtetutën. Ne si parlament vazhdojmë punën për ta shkarkuar. Nëse zoti Meta vazhdon kështu, mund të shkaktojë pasoja më të rënda. Për ne si maxhorancë e si parlament, reforma në drejtësi është prioritare”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se Marsida Xhaferllari nuk plotëson kushtet që të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, nuk plotëson asnjë kusht.

Presidenti  Republikës ka zgjedhur një kandidate, që nuk plotëson kushtet. Zonja Xhaferllari nuk mund të jetë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka lidhje kriminale e nepotike, të cilat sigurisht e bëjnë atë të papërshtatshme. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e vlerëdimit të ulët. Kanë kandiduar 4 persona dhe Xhaferllari ishte e fundit. Xhaferllari kishte probleme të rënda. Anëtarë të Kushtetueses mund të zgjidhet një nga emrat të renditet ndër tre të parët. Presidenti i Republikës ishte sqaruar se duhet të emëronte kandidaturat e para. Meta nuk është nisur nga parimet, por nga emrat e përveçshëm”, u shpreh Balla.

Më tej, Balla vlerësoi se as presidenti Ilir Meta dhe askush nuk mund të pengojë reformën në drejtësi, të cilën e konsideroi më të rëndësishmen për vendin.

Në Shqipëri as Ilir Meta dhe asnjë person tjetër nuk mund të bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese e përmes kësaj të tentojë që të pengojë reformën në drejtësi. Kjo reformë është më e rëndësishmja për të çuar Shqipërinë në rrugën europiane e atë askush nuk mund ta pengojë”, deklaroi Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb