Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në Kryesinë e Kuvendin një delegacion të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga deputetët Nils Schmid dhe Christian Petry.

Gjatë takimit, Balla vlerësoi bashkëpunimin ndërparlamentar dhe rolin e rëndësishëm mbështetës që Bundestagu gjerman ka ofruar ndaj reformave të ndërmarra nga Shqipëria si ajo në drejtësi apo reforma zgjedhore.

Perspektiva europiane e Shqipërisë në dritën edhe të publikimit të Paketës së Zgjerimit dhe Raportit të 2021 të Komisionit Europian ishte një tjetër pikë e diskutimit me delegacionin gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në përfundim të takimit Balla dhe deputetët e Bundestagut gjerman mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat:

Taulant Balla: Isha shumë i nderuar të pres në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të Bundestagut Gjerman, menjëherë pas zgjedhjeve në Bundestag, dy deputetë të Grupit Social Demokrat z. Shmid dhe z. Petry, me të cilët patëm një bisedë shumë të frytshme lidhur me vijimin e bashkëpunimit që ne kemi me Bundestagun dhe me mbështetjen e pakursyer që Bundestagu gjerman i ka dhënë procesit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo vizitë vjen menjëherë pas publikimit të paketës së zgjerimit nga ana e Komisionit Europian ku u ritheksua dhe një herë se Shqipëria dhe BE duhet të mbajnë brenda Krishtlindjeve konferencën e parë ndërqeveritare, e cila i hap rrugën procesit të negocimit të marrëveshjes për anëtarësim.

Nils Schmid: Jam shumë i gëzuar që jam sot këtu. Partia Social Demokrate do të ndihmojë dhe do të bashkëpunojë për të inkurajuar vendimmarrje pozitive për Shqipërinë për integrimin Europian. Ne përshëndesim përparimin dhe progresin që ka bërë Shqipëria në veçanti në lidhje me reformën në drejtësi, e cila ishte një kusht i BE.

Jemi të gëzuar që shikijmë parlamentin e ri, pozitën dhe opozitën të cilët duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë intitucione të forta, sepse është shumë e rëndësishme.

Christian Petry: Falënderojmë z. Balla për ftesën që na ka bërë për të qenë sot këtu. Jemi të kënaqur që do të vazhdojmë bashkëpunimin midis fraksioneve simotra socialiste edhe më tej. Puna e Parlamentit është shumë e rëndësishme për periudhën që do vijë, sidomos për integrimin Europian, sepse do të miratohen ligje të cilat janë shumë të rëndësishme. Ne jemi të kënaqur që Partia Socialiste do të vazhdojë punën në këtë 4 vjeçar.

Në Gjermani jemi në procesin e formimit të qeverisë së re, e cila pritet të mbyllet në dhjetor dhe më pas në fillim të vitit tjetër jemi të lumtur që me anëtarët e qeverisë së re të marrim pjesë edhe më intensivisht në proceset e integrimit Europian për Shqipërinë. Ne jemi të bindur që procesi i integrimit është i rëndësishëm dhe kjo do të thotë që Shqipëria të ketë zhvilluar pjesën ekonomike dhe të ketë arritur standarde të cilat do të jenë në të mirë të shoqërisë. Ne jemi të bindur që Partia Socialiste dhe qeveria ka një rol shumë të rëndësishëm dhe me ndihmën e BE-së të ecin përpara në këtë proces. Në kemi diskutuar me z. Balla lidhur dhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani dhe për rolin që ka për bashkëpunimin dhe lobimin midis dy vendeve për sipërmarrjen. Jemi të bindur që kjo iniciativë do të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në të ardhmen.

Për sa i përket Gjermanisë, duhet të presim formimin e qeverisë dhe kancelarin e ri gjerman. Ato kanë marrë progres raportin e ri dhe nga pamja e parë është shumë pozitiv dhe do shqyrtohet edhe më tej deri në vendimmarrjen nga pala gjermane

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb