Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim të veçantë në Elbasan, Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish-Ministër i Shtetit për Sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ish komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë.

Balla sëbashku me z. Alketbi zhvilluan një takim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, një nga asetet e çmuara të këtij qyteti simbol të bashkëjetesës fetare ndër shekuj.

“Është krenari dhe përgjegjësi që Elbasani mban emrin kryeqytet i bashkëjetesës fetare dhe vlerave të qytetarisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pata nderin t’i tregoj miqve nga Emiratet e Bashkuara kalanë e Elbasanit, aty ku më së miri janë të shprehura simbolet e bashkëjetesës fetare”, deklaroi Balla.

Gjatë qendrimit në Elbasan Balla dhe z. Alketbi zhvilluan një vizitë në Kishë dhe në Xhami, ndërsa ndanë mendime për bashkëpunime të mëtejshme mes dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb