Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot një delegacion të kryesuar nga Abdulrahman Al Otaishan, Kryetar i Bordit të Komunitetit Ndërkombëtar për Tolerancën si dhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahrenit dhe Kuvajtit.

Gjatë takimit Balla ka theksuar edhe njëherë marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet e Gjirit Persik, si dhe është shprehur se bashkëpunimi mes vendeve duhet të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet, përfshirë atë ekonomik dhe kulturor.

“Nënvizova faktin që Shqipëria tashmë ka marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat karakterizohen me lidhje miqësore me të gjitha vendet e Gjirit Persik, por bashkëpunimi mes vendeve tona duhet të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet, përfshirë atë ekonomik dhe kulturor.

Në përfundim të takimit theksova rolin e rëndësishëm të Parlamentit dhe të Grupeve të Miqësisë në funksion të forcimin të marrëdhënieve midis popujve dhe shteteve”, është shprehur Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kënaqësi të prisja në një takim një delegacion të kryesuar nga Abdulrahman Al Otaishan, Kryetar i Bordit të Komunitetit Ndërkombëtar për Tolerancën si dhe përfaqësues të nderuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahrenit dhe Kuvajtit.

Gjatë takimit theksova vlerën e padiskutueshme të popullit shqiptar, atë të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare e cila shërben si një mesazh për paqen në botë. Organizimi i Forumit për Tolerancën Fetare në një qytet që personifikon bashkëjetesën fetare si Elbasani është një simbolikë e rëndësishme.

Nënvizova faktin që Shqipëria tashmë ka marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat karakterizohen me lidhje miqësore me të gjitha vendet e Gjirit Persik, por bashkëpunimi mes vendeve tona duhet të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet, përfshirë atë ekonomik dhe kulturor.

Në përfundim të takimit theksova rolin e rëndësishëm të Parlamentit dhe të Grupeve të Miqësisë në funksion të forcimin të marrëdhënieve midis popujve dhe shteteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: