ELBASAN

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla prezantoi sot në Përrenjas kandidaten e skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 Prillit, Albana Hana.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se Hana është kandidatja që i ka munguar prej kohësh zonës së Përrenjasit, Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla shprehu bindjen se Albana Hana do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi sipas tij objektivi maksimal për marrjen e 9 mandateve do të arrihet.

Duke krahasuar zonën me kohë më parë, Balla theksoi se asnjëherë në këto 30 vite Përrenjasi nuk ka pasur vëmendjen më të madhe të qeverise sesa e ka sot, me projekte te cilat janë ne vlera te konsiderueshme.

“Sot Përrenjasi është një kantier i rëndësishëm pune ,rikualifikimi urban do ta quaja. Ne do ia ndryshojmë faqen Përrenjasit edhe pse duhet ta pranojmë që ne si PS e qeverisim Përrenjasin vetëm prej 1 viti e gjysmë”, shtoi Balla.

Më tej Balla ironizoi ish-kryebashkiaken e bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, e cila është akuzuar për shpërdorim detyre dhe sot sipas Ballës është një person i arratisur i drejtësisë.

Ndërsa kandidatja e PS për këtë zonë, Albana Hana duke falënderuar të pranishmit u shpreh e bindur se do bëjë maksimumin për të arritur objektivat që janë vendosur.

“Unë do jap maksimumin tim, por për ketë dua edhe mbështetjen tuaj. Të jeni të bindur që do bëjmë maksimumin për të arritur objektivat që kemi vendosur.
Kontributi madhor do të jetë në projekt-bërje, në krijimin e një grupi të specializuar nga zona, të cilët do të identifikojnë pikat e forta të kësaj zone dhe do i përkthejmë në projekte, e projektet investim e në vende pune”, tha Hana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb