ELBASAN

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla zhvilloi takimin e parë, pas prezantimit të kandidatëve me gratë e vajzat e Elbasanit.

Në krah të Ballës në këtë takim ishin dy kandidatet e listës së PS për Elbasanin, Evis Kushi dhe Desantila Tahiraj, të cilat Balla i prezantoi si profesionaliste të zonjat që në fushat e tyre i kanë dhënë shumë komunitetit:

‘Kurrë më parë nuk ka pasur një listë të Partisë Socialiste me një përfaqësim kaq dinjitoz të grave dhe të vajzave të Elbasanit.

Evisin nuk ka nevojë ta prezantoj. E ka bërë këtë punë në mënyrë të shkëlqyer, jo vetëm duke përfaqësuar Elbasanin, por duke përfaqësuar gratë e vajzat e Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë.

Desantila është një mjeke e përkushtuar e cila ka marrë përsipër të bëjë detyrën e administratorit të përgjegjshëm të spitalit rajonal, një spital i cili ka njohur transformimin më të madh në të gjithë historinë e vet.’

Balla tha se transformimet e jashtëzakonshme, reformat themelore dhe zhvillimi i mëtejshëm nuk do të jetë i mundur pa mandatin e tretë të Partisë Socialiste.

‘E dua mandatin e tretë për të vijuar këtë proces transformimi. Ne nuk mund të lëmë në mes punën e nisur. Kemi bërë punë publike që askush s’mund ti imagjinonte vite më parë.

Elbasani ka përfituar projekte të mëdha rikontruksioni. Shkollat kanë pësuar transformim të jashtëzakonshëm. Mos e çoni dëm votën tuaj në ekipe që nuk njihni asnjërin prej tyre, në ekipe që nuk keni për t’i parë kurrë pas këtyre zgjedhjeve. Votoni njerëz që i njihni dhe i takoni çdo ditë.’

Balla përmendi edhe projektet dhe sfidat kryesore të së ardhmes. ‘Bashkë me Gledin kemi filluar një fazë tjetër, atë të tranformimit të shesheve të pallateve. E di se sa të rëndësishme janë sheshet e pallateve për ju. Kemi ende shumë punë për të bërë.

Janë shumë beteja të tjera që ne vijojmë. Betejen tjetër e drejton Evisi, beteja për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor në vend.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb