TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka bërë një propozim Presidentit të Republikës Ilir Meta që ka të bëjë me Organizatën e Veteranëve.

Në letër, Balla propozon kreut të Shtetit t’i japë kësaj organizate urdhrin “Nderi i Kombit”. Ky veprim i Ballës vjen në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit dhe 62-vjetorit të krijimit të Organizatës.

“Këtë propozim e mbështes në kontributin që ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në mbrojtjen, përhapjen, transmetimin dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve dhe vlerave antifashiste, atdhetare e liridashëse, historisë, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në propozimin e Ballës.

Balla Propozimi
Balla Propozimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb