Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë se të gjitha pularitë shqiptare të prodhimit të mishit, janë të pastra nga gripi i shpendëve, duke shtuar se mishi është i freskët dhe i sigurt.
Balla ka shkruar ndër të tjera, se edhe pse cimet e furnizimit janë rritur, çmimi i pulave nuk ka pasur ndryshim.
Postimi i Taulant Ballës:
Fier📍Në këto kohe lufte, duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare. Të gjitha 🐓 pularitë shqiptare të prodhimit të mishit janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve dhe mishi plotësisht i freskët dhe i sigurtë. Nuk ka asnjë rast me grip shpendësh në pularitë e prodhimit të mishit. Edhe pse janë rritur çmimet e furnizimit, çmimi i tregëtimit të pulave nuk ka patur ndryshim 👏
#KonsumoMallShqiptar👐🏼🇦🇱
#Driza🐓#ChickenFarm🐓#Radostina🐓#Dardha🐓#TikTak🐓
(BalkanWeb)