TIRANË
Pas reagimit të kreut të PD-së për “Buxhetin 2019” i cili e quajti si buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkruar në “Twitter”.
Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare.
Kreu i grupit të PS-së, shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.
“ Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42?.Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi,rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike??,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit✌️:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”, shkruan Balla.
(n.m/BalkanWeb)