Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar foton ku shfaqet duke votuar ”Pro” shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla e ka cilësuar këtë vendim si “një dhuratë” në prag të 30-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.

Duket se Balla sërish ka zgjedhur të ironizojë pasi Meta ka qenë më parë pjesë e PS para se të largohej për të krijuar partinë e tij LSI. Sot Kuvendi vendosi ta shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit me 104 vota pro, por në ‘fjalën e fundit’ e jep Gjykata Kushtetuese e cila brenda 3 muajsh duhet të japë vendim.

POSTIMI NGA TAULANT BALLA

KUVENDI SHKARKOI PRESIDENTIN ILIR META

DHURATË E BUKUR SHQIPËRISË NË PRAG TË DITËLINDJES SË 30 TË PARTISË SOCIALISTE👍🌹😉😂

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb