Nga Gjermania kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për vendimin e grupeve parlamentare gjermane të shumicës që autorizojnë qeverinë gjermane të mbështesë çeljen e negociatave për integrimin për Shqipërinë.

Në një lidhje telefonike në News24, Balla tha se ky është një lajm historik, duke ndarë edhe detaje nga votimi në Bundestag.

“Ligji në Gjermani qeveritë i detyron që para se të shkojnë në KiE të konsultohen me parlamentin për qëndrimin. Qeveria gjermane ka pasur qëndrimin që të mbështesë fillimin e bisedimeve por ky vendim duhej kaluar nga Bundestagu. Sot grupet më të mëdha politike CDU/CSU dhe SPD në shumicë kanë votuar që Bundestagu të japë dakordësinë qeverisë federale që në KiE më 17 tetor të shprehet pro fillimit të bisedimeve. Pra është tejkaluar kjo fazë. Gjermania është i vetmi vend që përfshin në vendimmarrje dhe parlamentin. Ky është një lajm historik edhe në një aspekt tjetër. Padyshim që ka pasur pro dhe kundër në grupet parlamentare. Në CDU/CSU, 80% është shprehur pro këtij vendimi. Janë çështje të vëmendjes së veçantë që procesi i ka brenda vetes. Fakti që konferenca e parë lidhet plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese ne e dimë që brenda këtij viti do jenë në numra të duhur për të qenë funksionale. Ne i kemi dhënë një afat që deri më 28 nëntor të jetë gati. Sot Bundestagu ka autorizuar qeverinë federale që të mbështesë në samitin e 17-18 vendimin për anëtarësim. Ky është një vendim historik po të marrim parasysh që Gjermania është vendi më i madh në BE”, deklaroi Balla, raporton “BW”.

Por çfarë ndryshimi ka ky vendim i Bundestagut nga ai i vitit të shkuar?
“Vitin e kaluar qeveria nuk u autorizua nga Bundestagu për të thënë po. Vitin e kaluar Bundestagu kërkoi të shtyhej kjo vendimmarrje edhe pse u nënvizuan hapat pozitivë por u kërkua edhe pak më shumë kohë. Ndërkohë që tani është vendimtare. Që nga ky moment, që nga e enjtja kur vendimi merr formë finale dhe prej atij momenti qeveria federale lidhur me Shqipërinë nuk ka detyrim të konsultohet me Bundestagun. Kjo procedurë do përsëritet kur pas disa viteve qeveria federale të marrë dakordësinë për anëtarësimin e Shqipërisë.
Ajo që është historike sot që parlamenti i një vendi shumë të madh ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë”, tha Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: