TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke ironizuar me emojin e pulës, ka sulmuar kryedemokratin, Lulzim Basha për triplexin e ndërtuar mbi pallat.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Balla shkruan se kreu i PD-së, nuk ka paguar taksën për triplexin e ndërtuar mbi tarracën e pallatit ku banon.

Kujtojmë që pula, është kthyer në kryefjalën e sulmeve ndaj rivalëve demokratë.

“Artist! Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.

Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës. Me Benzin 53K ishe sot?”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb