Në një kohë kur para disa javësh banorët e Mënglit në Elbasan protestuan për mbylljen e shkollës, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Balla thekson se shkolla sot është hapur dhe tashmë ka një pamje të re.

Po ashtu ai sulmoi opozitën, ndërsa shtoi se ‘shpifësit e SHQUP-it’ thanë se shkolla do të kthehej në dyqan peshku.

“Shpifësit thanë para 3 javësh që Shkolla e Menglit do mbyllet, shpifësit e SHQUP-it thanë që Shkolla do të kthehet në dyqan peshku?. Sot shkolla është e hapur dhe priti nxënësit me një pamje tërësisht të re. Faleminderit Bashkia Elbasan dhe sipërmarrësit që kontribuan!
Mos qeshni, por sot një ndër shpifësit shkoi të bënte fotografi tek shkolla e rikonstruktuar?
Besoji po deshe!”, shkruan Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb