TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Shqipërisë, Adrian Maitre.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në takim kanë biseduar lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve.

Balla gjatë takimit e falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite të Zvicrës ndaj Shqipërisë.

Gjithashtu Balla dhe Maitre diskutuan edhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit nëpërmjet jetësimit të projekteve me rëndësi të cilat synojnë forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja në një takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij Zotin Adrian Maitre. Në takim theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona dhe e falenderova Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite të Zvicrës ndaj Shqipërisë. Jam mirënjohës shtetit zvicerian për një sërë projektesh që kemi realizuar së fundmi në Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas.

Në takimin tejet miqësor me Ambasadorin Maitre ndër të tjera diskutuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit nëpërmjet jetësimit të projekteve me rëndësi të cilat synojnë forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Diskutuam mbi reformën elektorale dhe impaktin e padiskutueshëm të saj në demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe të partive politike.

Partia Socialiste ka depozituar listat e kandidatëve të saj sipas afateve, duke propozuar përfaqësues të nderuar të komuniteteve me integritet të lartë.

Në kushtet e pandemisë theksova rëndësinë e respektimit të masave anti-COVID nga të gjithë subjektet politike duke u bërë shembull dhe mos rrezikuar jetën e asnjë qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb