Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi.

Balla e vlerëson vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka diskutuar me palën italiane për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Statusi:

Kuvend?Takim me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi. E vlerësova vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.

Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: