ELBASAN

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla në takimin e radhës në Elbasan u ndal tek urbanizimi i qytetit. Sipas Ballës, Elbasani ka hyrë në një proces pa kthim të urbanizimit total.

Duke renditur arritjet e deritanishme sa i përket çështjes së mbetjeve dhe ujit të pijshëm, Balla tha se në 2013 Elbasani kishte vetëm 8 orë të pijshëm.

“Elbasani ka hyrë në një proces pa kthim urbanizimi total. Unë e dua mandatin e tretë për Elbasanin. Nuk është se nuk kemi bërë gjëra të mëdhaja. Mbetjet sot janë një ndër sfidat më të mëdha të shumë qyteteve në Itali. Ne këtë çështje e kemi zgjidhur. E kemi gjetur Elbasanin në 2013 me 8 orë ujë të pijshëm, nuk kemi sot 24 por kemi 18, 21 në zona të caktuara”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb