Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësuesit biznesit në Elbasan.

Në fjalën e tij Balla tha se qeveria në mandatin e dytë ia doli me sukses të ruajë dhe forcojë rritjen ekonomike si dhe uli numrin e papunësisë në rekordin historik të 11%.

Sipas Ballës, drejtësia e re po jep frytet e saj edhe pse çdo ditë luftohet nga PD-LSI.
“Në mandatin e dytë ia dolëm me sukses të ruajmë e forcojmë rritjen ekonomike; ulëm numrin e papunësisë në rekordin historik të 11%; shtuam lehtësirat fiskale dhe zeruam taksat për biznesin e vogël.
Me reformën e deregulimit dhe revolucionin digjital në ofrimin e shërbimeve publike jo vetëm u kemi kursyer kohë dhe para qytetarëve e bizneseve, por edhe kemi ngushtuar ndjeshëm hapësirën për abuzime e korrupsion.
Përmbyllëm ngritjen e drejtësisë së re, një reformë radikale që askush nuk e mendonte dhe që tani po jep frytet e saj edhe pse çdo ditë luftohet nga PD-LSI të cilët këto zgjedhje i kanë shndërruar në referendum kundër Reformës së Drejtësi”, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: