Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvilluan një takim me me gratë anëtare të Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Në fjalën e tij Balla tha se qasja e PS në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht qytetarët e thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti.

“Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar çdo njësi shërbimi publik ku qytetarët nuk marrin si duhet shërbimet, ku ka korrupsion e të cilat ne duhet të vazhdojmë ti reformojmë.

Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti, në cdo bashki, në çdo shërbim publik etj”, deklaroi Balla.

Më tej numri dy i PS, Balla nënvizoi se: “Brenda PS kemi zhvilluar prej disa muajsh një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb