Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, zhvilloi një takim me strukturat e PS në pesë rajonet e qytetit të Lushnjes, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Partia Socialiste ka në Lushnje një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi.

Sipas Ballës, të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës.

“Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste”, theksoi Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje – Zhvilluam takimet me strukturat e PS në pesë rajonet e qytetit Lushnje, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Partia Socialiste ka në Lushnje një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore sapo ato të zhvillohen dhe ato parlamentare në vitin 2025, për mandatin tonë të katërt qeverisës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb