Drejtuesi Politik i socialitëve për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla deklaron se është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, ‘sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit’.

Sipas Ballës qarku i Fierit është në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste

Postimi i Ballës:

Lushnje?Bashkë me Erjonin, Eriseldën dhe Gentin vijuam takimet me strukturat e Partisë Socialiste???? në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në cdo cep të territorit. Në qarkun e Fierit jemi në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste:

?me fokus në thellimin e barazisë gjinore,
?në përthithjen e sa më shumë të rinjve,
?në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore të radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: