Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, zhvilloi një takim me votues për herë të parë të qytetit të Librazhdit.

Që në nisje të fjalës së tij Balla vuri theksin tek detyra kryesore që është ruajtja rigoroze e masave anti covid.

Pasi të ndërgjegjësoheni për këtë masë të rëndësishme për jetën tuaj e të familjarëve tuaj, tha Balla, do të ndërgjegjësoheni edhe për rëndësinë e votës tuaj.

“Jeni votues për herë të parë, por padyshim dini të bëni dallim mes kohës kur diplomat shiteshin dhe sot kur meritokracia vlerësohet; mes kohës kur vendet e punës ndaheshin në zyrat e partisë dhe sot kur hakun s’ta merr dot askush.

Jeni të rinj, por jo aq sa për të mos bërë dallimin si ka qenë qyteti juaj dikur dhe si është sot; si ka qenë shkolla juaj, lagja juaj, fusha e futbollit, apo parku.”

Padyshim që rinia është forca më e madhe e Partisë Socialiste tha më tej Balla dhe është forca që beson në të ardhmen e këtij vendi.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra teksa ju drejtua të rinjve theksoi investimet dhe transformimet e jashtëzakonshme që ka pësuar Librazhdi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb