Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në kuadër të vizitës së tij në Bukuresht është takuar me drejtues të lartë të partive opozitare. Mes liderëve partiakë, Balla është takuar edhe me ish-kryeministrin rumun Viktor Ponta, aktualisht kryetari i Partisë Pro-Romania.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ socialisti tha se partitë opozitare kanë firmosur mocionin e votë-besimit të Qeverisë aktuale dhe mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

“Gjatë vizitës në Bukuresht zhvilluam takime edhe me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës. Në Grupin Parlamentar të Partisë Nacional-Liberale u takuam me nën/Kryetarin e Dhomës së Deputetëve zotin Marilen Pirtea, dhe me nën/Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme zotin Ben-Oni Ardelean. Në Grupin Parlamentar Pro-Romania u takuam me Kryetarin e Partisë dhe të Grupit zotin Viktor Ponta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe partitë opozitare të cilat tashmë kanë firmosur mocionin e votë-besimit të Qeverisë aktuale, mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”, shkruan Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb