Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim Ambasadorin e Finlandës, Jari Gustafsson.

Gjatë takimit Balla e falenderoi ambasadorin për rolin dhe mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit Balla dhe Gustafsson gjithashtu diskutuan mbi mundesinë e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve.

“Finlanda është një vend me nivelin më të lartë të transparencës dhe eksperienca e saj është shumë vyer dhe e mirëpritur për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Binjakëzimi mes universiteteve tona mund të jetë një fushë bashkëpunimi me interes të veçantë”, tha Balla.

Ambasadori Gustafsson nga ana e tij gjatë takimit theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat përfshirë sektorë si arsimi, turizmi, bujqësia etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb