Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim në Kuvendin e Shqipërisë deputetin e sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përfaqësues i Luginës së Preshevës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se mbështet plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave”, tha Balla.

Sipas Ballës është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave.

Postini i plotë i Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë????Shumë i nderuar të mirëpres Shaip Kamberi, deputetin e sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i Luginës së Preshevës. Mbështes plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb