Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bashkë Sherrie Rollins Westin, presidente e organizatës “Sesame Workshop” zhvilluan një takim me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga strukturat hoteliere në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Sipas Ballës kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Durrës?Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Westin, Presidente e Sesame Workshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit.

Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i

  • foto galeri
  • foto galeri

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb