GJERMANI

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka zhvilluar takim me kryetaren e Partisë së Social Demokratëve, Andrea Nahles.

Përmes një postimi në Twitter, Balla thotë se SPD ka ndihmuar gjithmonë në rrugën e Shqipërisë për integrimin në BE dhe pret bashkëpunim mes SPD dhe PS.

“Andrea Nahles është liderja e re e SPD, Pas koalicionit të madh të ri CDU-CSU. SPD ka ndihmuar gjithmonë rrugën e Shqipërisë per integrim. Jemi shume mirënjohës dhe me padurim presim bashkëpunim mes dy partive tona”- thotë Taulant Balla në postimin e tij në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: