TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë një delegacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas takimit Balla dhe Krasniqi dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij Balla tha se takimi u zhvillua në kuadër të intensifikimi edhe më të thellë të bashkëpunimit mes dy Kuvendeve dhe dy grupeve parlamentare.

Sipas Ballës, Partia Demokratike e Kosovës është një parti që ka një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Kosovës, prej momentit kur Kosova filloi rrugëtimin e saj si një shtet sovran dhe i pavarur.

Deklarata e plotë:

Pritëm në Kryesinë e Kuvendit një mik të veçantë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me një delegacion të Kuvendit të Kosovës në kuadër të intensifikimit edhe më të thellë të bashkëpunimit mes dy Kuvendeve dhe dy Grupeve Parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës është një parti që ka një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Kosovës, prej momentit kur Kosova filloi rrugëtimin e saj si një shtet sovran dhe i pavarur. PDK ka një rol të rëndësishëm në reformat që kanë çuar përpara Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe të gjitha reformat për fomrësimin e shtetit ligjor të Kosovës.

Kemi diskutuar gjithashtu me kryetarin Krasniqi për intensifikimin e bashkëpunimint në të gjitha nivelet mes grupeve parlamentare, por më së shumti dhe mes dy parlamenteve në funksion të koordimit me delegacionet e përbashkëta, por edhe në funksion të shkëmbimit të ekspertizës.

Kuvendi i Shqipërisë ka tashmë një eksperiencë të cilën duhet ta vendosë edhe në dispozicion të Kosovës për shumë ligje. Ajo që vlen të theksohet në këtë takim është komunikimi i vazhdueshëm mes dy grupeve parlamentare. Dua ti uroj dhe njëherë mirëseardhjen z. Krasniqi në Kuvendin e Shqipërisë në këtë vizitë zyrtare, ku do të ketë mundësinë të takohet me të gjitha autoritetet e larta shtetërore dhe politike të vendit në dobi të intensifikimit dhe forcimit të marrhëdhënieve mes dy vendeve tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb