TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Berlin.

Përmes një postimi në Twitter, Balla thotë se së bashku me Ruçin kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schaule.

Balla shprehet se Shqipëria po ecën përpara me reformat dhe shumica në Bundestag mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor.

“Me kryetarin e Kuvendit, Ruçi kemi pasur nderin që të pritemi në takim nga Presidenti i Bundestagut # WolfgangSchäuble @ Bundestag Shqipëria po ecën përpara me reformat në perspektivën e saj evropiane, ndërsa shumica në Bundestag është në favor të çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE”- shkruan Balla në Twitter.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb