Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla gjatë vizitës në Shkup u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit, Balla dhe Pendarovski ndanë vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjatë vizitës në Shkup u prita në një takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut SHTZ Stevo Pendarovski. Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: