TIRANE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me takim eurodeputeten Isabelle Santos, njëkohësisht reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se gjatë takimit e i ka shprehur znj. Santos mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen dhe suksesin e paimagjinueshëm të Konferencës së Donatorëve të 17 Shkurtit.

Gjithashtu Balla gjatë takimit i shprehu eurodeputetes Santos angazhimin e palëkundër të Shqipërisë për të ecur përpara me axhendën e integrimit Europian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë :

Pata kënaqësinë të prisja në një takim eurodeputeten Isabelle Santos, njëkohësisht reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Së pari mirënjohje Bashkimit Europian për mbështetjen dhe suksesin e paimagjinueshëm të Konferencës së Donatorëve të 17 Shkurtit.

Gjatë takimit i shpreha raporteres Santos angazhimin e palëkundër të Shqipërisë?? për të ecur përpara me axhendën e integrimit Europian.

Jemi në një moment vendimtar, ku ne presim dritën jeshile të Këshillit Euopian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshillit Europian i 26 marsit mund të jetë një datë e rëndësishme për të dy vendet tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb