Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Parlamenti miratoi në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve.

“Zhvilluam një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve. Miratuam në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve. Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura.”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: