Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me zv/kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Balla shkruan në “Facebook” se ka diskutuar me Abazoviç mbi shumë çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.

Sipas numrit dy të PS, “vëmendje të veçantë në takim i’u kushtua edhe projekteve infrastrukturore me interes të ndërsjelltë si Korridori Blu që lidh gjithë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe që përfundon në Igumenicë”.

Mesazhi i Ballës:

Kënaqësi të ritakohem me kolegun tim të kahershëm, tashmë zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin diskutuam shumë çështje të bashkëpunimit ?????
E sigurova zv. kryeministrin Abazoviç se me fillimin e legjislaturës së re parlamentare në shtator, duhet të rrisim dhe forcojmë më tej bashkëpunimin midis institucioneve tona si dhe shkëmbimin e eksperiencave.
Në këtë takim tejet miqësor diskutuam gjithashtu edhe për çështje me rëndësi për të dy vendet tona mike, si rrugëtimin në familjen europiane?? dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë në drejtim të rritjes së aftësisë së institucioneve tona për të përthithur fondet e BE-së. ??????
Vëmendje të veçantë në takim i’u kushtua edhe projekteve infrastrukturore me interes të ndërsjelltë si Korridori Blu që lidh gjithë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe që përfundon në Igumenicë apo dhe projekte të tjera të ngjashme me interes për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe të turizmit.
Në përfundim të takimit së bashku me zv. kryeministrin Abazoviç u dakordësuam mbi rolin pozitiv që marrëdhëniet midis vendeve tona kanë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb