Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla priti në një takim në Elbasan Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Balla deklaron se duhet të ndërtohen më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës. Sipas Ballës, Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit.

“Mirëprita në Elbasan? Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones. Duhet të ndërtojmë më shumë ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Ne kemi shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit. Synimi im për Elbasanin është shndërrimi i kalasë së Elbasanit në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ne mund të mësojmë nga këto eksperienca. Spanja mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes BE??dhe Shqipërisë?? brenda presidencës portugeze të BE”, shkruan Balla.

Balla Fb
Balla Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb