Në fjalën e tij në Kuvend kreu i Grupit të PS Taulant Balla, ndërsa iu përgjigj Edmond Spahos tha se interpelancat janë pikë e rendit të ditës.

Balla drejtuar opozitës tha se të gjithë deputetët kanë nga pak Sali brenda vetes.

“Të gjithë e keni nga pak Sali brenda vetes. Nuk e marr vesh ku është problemi, konferenca e kryetarëve ka vendosur që në orën 10:00 fillon me pikën e parë të vendosur. Është një traditë parlamentare. Zonja drejtuese ju ftoi ta hidhni në votim kërkesën dhe ju ftoj në votim”, tha Balla.

Ndërkohë Edmond Spaho ka ndërhyrë sërish duke theksuar se sot ka vetëm një seancë dhe se pika e parë duhet të jetë interpelanca.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takojnë opozitës. Nuk të shpëton kjo. Ka disa muaj që e bën. Sot nuk ka dy seanca. Sot ka një seancë, sepse një rend dite kemi që sapo e lexoi drejtuesja e seancës. Për më tepër kemi rregulloren që nuk lë asnjë shteg. Zhvillohet si pikë e parë e rëndit të ditës në javën pasardhëse. Pika e parë duhet të jetë interpelanca. Shikoni punët tuaja, jo të të tjerëve. Nuk ke për të nxjerrë gjë në selamet, sikurse nuk nxore gjë këto 7 muaj. Apo të ka hyrë frika nga Berisha. Del këtu dhe merresh me opozitën, bën zëdhënësin e opozitës. Je bërë zëdhënësi i opozitës në thonjëza.”, tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb