TIRANË – Deputeti Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha për nxitje të dhunës, një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se personalisht do të kërkojë në rrugë ligjore, të vërtetojë gjendjen mendore të Berishës.

Balla, në një deklaratë për shtyp, lidhur me çështjen “Doshi” tha se “Berisha po bën një përpjekje të dëshpëruar për të delegjitimuar hetimin. Pse nuk e pret Sali Berisha, përfundimin e hetimeve të Prokurorisë? Përse nuk pret të dalin konkluzionet, por ka hipur në kalin e vjetër kundër ligjit dhe kundër shtetit?

Sali Berisha e di më mirë se kushdo në këtë vend të vërtetën dhe që “i djeg” më shumë se kujtdo, ky teatër. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimin për Sali Berishën, për nxitje të dhunës. Sot, unë po ndërmarr në rrugë ligjore, verifikimin e gjendjes mendore të Sali Berishës dhe të provoj se ai është i papërgjegjshëm klinikisht. Në të kundërt, ai duhet të hetohet për nxitje të dhunës dhe përhapjes së panikut për destabilizimin e vendit,” – përfundoi Balla.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb