TIRANE-Përmes një postimi në Twitter, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha që të marrë  pjesë  në seancen e parë gjyqësore që zhvillohet nesër në orën 09:30 tek Gjykata e Tiranës.

Balla ka  paditur Bashën për akuzat e këtij të fundit lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit pak kohë më parë.

Sipas Bashës, Balla ishte garanti i  3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Ne statusin e tij, deputeti i PS nuk kursen ironinë, teksa kërkon nga Basha të jetë pjesëmarrës në seancën gjyqësore dhe mos marrë raport mjekësor nëse nuk i del gjumi.

Statusi i Taulant Ballës:

Lulzim, ndjese nese je duke veshur pizhamat,po kisha merak se te zinte gjumi prandaj te shqetesoj per kujtese.Neser ne 9.30 kemi gjyqin per shpifjen tende,mos harro! Te pres te nxjerresh qofte edhe nje prove te vetme per akuzat e tua.Nese s’te del gjumi, mos merr raport mjekesor!

 

43450082 1919994164712842 6718109658818543616 N
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb