Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të japë kandidaturat e tij deri ditën e diel, ndërsa shtoi se maxhoranca do të presë propozimet e tyre.

Teksa analizoi disa pika të draftit të paraqitur nga Alibeaj, Balla theksoi se nuk mund të vihet kusht që propozimi për presidentin të jetë nga opozita.

“Në raundin e katërt dhe të pestë, zgjidhet me shumicën absolute. Ndaj ne, për t’u përgjigjur opinionin publik se pse nuk po propozon PS, Por kemi asnjë proces që nuk e përgatisim me kohë. Ne jemi përgatitur prej 2 muajsh për këtë proces. Kemi bërë seanca brenda nesh, kemi marrë propozime. Me dy kolegët që jeni këtu kemi bërë konsultime. Por e vërteta është se në 3 raundet e para, të drejtën e propozimit e ka opozita. Ku di dihet, ndoshta në ato që propozoni ju mund të gjejmë kandidaten apo kandidaten për të qenë president i Republikës. Këtë e kemi thënë; hajde ulemi, hajdeni me emra. Një nga ato emra që kemi në short-lista, të ndara në profile. Nuk është e vërtetë ajo që keni thënë se kemi përjashtuar të gjithë politikën… por jo nga grupi parlamentar i PS. Secilin në blloqe të caktuar i kemi gati. kriteret jemi dakord. Por cilin nga kriteret nuk kemi ne? Dekriminalizimi është ligj. Propozimi ynë është; tani ju kemi të drejtën tuaj që të propozoni. Por e drejta juaj nuk është ekskluzive, deri në fund të procesit. Në 2007 një pjesë e opozitës ka propozuar një kandidat që nuk u pranua nga shumica dhe u rrëzua. Mendoj që të kalojmë te faza tjetër. Në atë dokumentin tuaj keni vetëm një element. Pra, ‘procesi’ -thoni ju- ‘duhet të synojë me çdo kusht zgjedhjen e presidentit me 84 vota’. Jo me çdo kusht. Të hënë silleni ju kandidaturën tuaj, ose dy. Dhe ne po presim. Kjo bie me të njëjtën linjë që u dha edhe nga opozita. Lëmë një takim. Ju shkoni te grupi parlamentar dhe unë te grupi im parlamentar. Deri të dielën në orën 16:00 kemi kohë boll. Që t’i japim mundësinë shqiptarëve për një festë, ku secila e partive jep emrin e vetë. I kemi modelet, hidhini një sy.”, tha Balla.

Ndërkohë, në replikë është përfshirë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj i cili theksoi se PS duhet të pranojë që nuk do të jetë raund të 4 dhe të 5.

Alibeaj-Ballës: Mbarove?
Qeshin në sallë
Alibeaj: The; u hoqën dy kushte? I hoqe ti? Propozimi ynë është i qartë dhe nuk e kuptoj se s’ka njeri që s’i kupton. “E drejta e propozimit, t’i takojë opozitës”. Kjo është një çështje që s’do mënd që se kupton njeri. A e pranoni ju këtë klauzolë? Ajo klauzola tjetër ‘me çdo kusht’ është garanci që i jepet mundësia e një presidenti konsensual. Po kalove te raundi i 4-5 është difektoz. I vetmi proces, janë ato 3 raundet e para, për shkak të fakteve të asaj që ndodhi në 2007. Raundi i 4-5 mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita bojkoton. Ne po marrim pjesë në proces. Fjala e parë që do të duhet të thuash; raund të 4-5 nuk ka. Kjo është garanci. Ndërkohë ju e përsërisni; po të doni hajdeni, po të doni propozoni, ndryshe ne kemi raund të 4-5. Ky nuk është proces ku ulemi në tavolinë negocimi dhe kemi vendosur pisqollën për 4-5. Ky është refuzimi për këto raunde. Do të bësh një proces, pa prapaskena, kërcënime, prano këtë gjë; 4-5 nuk i eksploroni, që do të thotë se deri në raundin e 3 do të duhet të kemi domosdoshmërish Presidentin e Republikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: