Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat i bëri thirrje opozitës që të ulen në një tryezë për të miratuar ndryshimet për disa ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Ai tha se opozita për maxhorancën në Kuvend është Partia Demokratike.

Ndër të tjera ai u pyet dhe për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

“Krahas strukturave të tjera të PS-së, edhe deputetët, secili në zonën e tyre ka luajtur një rol të rëndësishëm shumë të madhe të PS në të gjithë territorin. e dyta lidhet me vijimin e punës në disa çështje të rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë, ku dua t’ju informoj se prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ligjesh që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. me kolegen Bushka do të kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi që të flasim në mënyrë që këto ndryshime që vijnë si sugjerime na institucionet ndërkombëtare, të ecin përpara. Shpresoj që të ulemi si shumicë me opozitën. Ka një grup pune ku maxhoranca dhe opozita kanë punuar së bashku.

Unë nuk caktoj dot se kush është opozita në Kuvendin e Shqipërisë. PD është opozita në Kuvend që është shumica e opozitës. Në këtë kontekst, duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku. Në këtë këndvështrim, mezi pres që të ulemi dhe të diskutojmë që të votojmë për sa kohë shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë prej 3/5 të votave. Çdo grup parlamentar ka vendimmarrjet e veta, për sa kohë kemi të njëjtin pozicion, kjo sjell dhe mundësinë për t’i votuar sëbashku. Kuvendi duhet të ndërhyjë për të përmirësuar kuadrin ligjor.

Meraku juaj është që çdo votë që do të japë opozita për një çështje të caktuar, të interpretohet si tradhti. Por është kontribut. Ne na duhet një avokat populli siç e përcakton Kushtetua, që të jetë i pandashëm politikisht. Nuk mund të votonim avokatin e PD-së si Avokatin e Popullit. Sa kohë që kemi ndjekur këtë standard në procesin e zhvilluar deri tani, këtë parim do duhet ta ruajmë. Ka plot nga kandidaturat që kanë shprehur interes.

I bëj thirrje kom të ligjeve që të përmbyllë procesin e vlerësimit dhe më pas vetë kandidatët të kërkojnë mbështetjen me 28 firma. Opozita të heqë dorë nga mbështetja e 10 kandidatëve me 28 firma. Natyrshëm kush do zgjidhet Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen dhe të PS-së. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca. Të jetë i baraslarguar nga palët. Duhet që në Kodin Zgjedhor të ndryshojë dhe formula e ndarjes së mandateve.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb