Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për 21 janarin, tha se Berisha kishte një plan B për atë protestë.

Balla shprehet se vrasjet kanë ndodhur kur protestuesit po largoheshin, duke shtuar se plani ishte që vrasjet të shiteshin sikur ishin nga brenda turmës dhe çdo gjë mund të shkonte, deri në arrestimin e kryetarit të opozitës në atë kohë.

Taulant Balla: Asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorëve përfshirë në këtë dosje të bujshme, nuk janë pjesë të drejtësisë. Kjo tregon se çështja është trajtuar nga njerëz të përdorur nga drejtësia. Kjo çështje ka edhe urdhërues të vrasjes.

Arjan Vasjari: Nuk do ketë kurrë të vërtetë për këtë histori. Shpirtrat në paqe për viktimat. Më provokon neveri, për gjithçka ka ndodhur.

Taulant Balla: Pas 21 janarit, kanë ndodhur shumë protesta akoma më të dhunshme. Këtu në këtë vend, një polic vrau një qytetar në rrugicë. Publiku kërkoi që të merret përgjegjësi deri në nivelin më të lartë. Unë besoj se dorëheqja e ministrit Lleshaj ka qenë akt përgjegjësie e ministrit. Kurse, më 21 janar, vartësit e Bashës kishin kryer 4 vrasje. Ky person sot Basha thotë unë jam ndryshimi. Me Sali Berishën të merret Zoti, por unë besoj se do të merret edhe drejtësia.

Po të isha unë Lulzim Basha, në kushtet e 21 janarit, nuk do isha më në politikë. Kurse, Basha del në televizione dhe kërkon votën për të qenë kryeministër. Vrasjet kanë ndodhur kur protestuesit po largoheshin. Berisha kishte bërë gati planin B, atë për shitjen e vrasjes, ishte plan që të shitej sikur vrasjet kanë ndodhur brenda turmës, e që çdo gjë mund të shkonte deri në arrestimin e kryetarit të opozitës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: