TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit me fjalët e ndritura të poetit të madh bektashian Naim Frashëri:

“Sot është një ditë e re që përsëritet moti,
lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se kjo ditë përkujton ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira.

Postimi i plotë:

Ju uroj Festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj me fjalët e ndritura të poetit tonë të madh bektashian Naim Frashëri:

“Sot është një ditë e re që përsëritet moti,
lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”.

Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira. Sot më shumë se çdo ditë tjetër merr vlerë të veçantë mësimi i tij se drejtësia e çon njeriun drejt lumturisë, ajo e bën njeriun të qetë, tek drejtësia gjendet sistemi unik për shoqërinë dhe nëpërmjet drejtësisë njeriu arrin të kuptojë të vërtetën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb