Kreu i Grupit Parlamentear të PS, Taulant Balla, ju uron Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla thekson se “Kurban Bajrami na kujton gjithmonë se sakrifica, durimi, sinqeriteti dhe dhembshuria njerëzore kanë bekimin e Zotit”.

Urimi i Ballës:

Të dashur besimtarë myslimanë,
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në besimin islam, e cila përkujton sakrificën e Ibrahimit, durimin e pa shembullt të një fëmije Ismailit dhe dhembshurinë e nënës, Haxhiresë.
Kurban Bajrami na kujton gjithmonë se sakrifica, durimi, sinqeriteti dhe dhembshuria njerëzore kanë bekimin e Zotit.
Kurban Bajrami është festa e solidaritetit dhe pajtimit. Prandaj sot duhet të jemi më shumë pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe po ashtu në frymën e kësaj feste të kuptojmë se sa e rëndësishme është të dimë të falim dhe pajtojmë.
Gëzuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb