Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar ekipin e kombëtares së futbollit të Italisë për fitoren e kupës së Europës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Taulant Balla ndërsa i shpreh urimet ekipit të Italisë, thekson se Kupa e Europës qëndron në BE.

Kujtojmë që Balla sëbashku me djalin e tij Robin janë tifozë të zjarrtë të Gjermanisë, të cilët u eliminuan nga Euro 2020 nga Anglia me rezultatin 2-0.

Postimi i plotë:

BRAVO ITALIA!????
KUPA E EUROPËS QËNDRON NË BE?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb