Nënkryetari i Partisë Socialistë, Taulant Balla ka zgjedhur t’ju urojë festën mësuesve nga shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila feston sot edhe 60-vjetorin.

Po nga Elbasani, që e cilëson djepin e dijes, Balla zgjodhi t’ju pergjigjet të gjithë atyre politikanëve që hedhin baltë mbi Elbasanin.

STATUSI I PLOTE
Gëzuar 7 Marsin??
Urimin për këtë ditë të veçantë vendosa ta bëj nga Shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila këtë 7 Mars feston edhe 60-vjetorin.
Një përgjigje për disa politikanë të cilët hedhin baltë mbi Elbasanin sa herë u jepet mundësia: “Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim. Elbasani është kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë.

Mirënjohje dhe respekt pafund për misionin tuaj në përçimin e dijes, rritjes së brezave të rinj dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë.

Shkolla “Qamil Guranjaku” dhe një sërë shkollash të tjera në Elbasan janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve dhe tashmë plotësojnë kushtet e duhura fizike për një proces mësimor normal. Në këtë model do të vijojmë me rikonstruksionin e të gjitha shkollave sepse të gjithë fëmijët meritojnë të njëjtat mundësi dhe detyra jonë është t’ua ofrojmë ato”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb