Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Rumani.

Balla u prit në Parlamentin e Rumanisë në një takim nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Balla në vizitën e tij në Rumani shoqërohet nga deputetët e Kuvendit, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Pendavinji.

Postimi i Ballës:

?????
Bukuresht?Parlamenti i Rumanisë ➖Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb